Iskalec

Nëse drurin tuaj e kanë sulmuar dëmtuesit

Për pengimin e dëmtuesve të drurit në Belinka kemi zhvilluar shumë preparate të cilat përmbajnë biocide. Për mbrojtje represive, që do të thotë, ta shërojmë drurin e sulmuar, ju preferojmë Fentin përkatësisht Belocid. Fentini është preparat efektiv për pengimin e insekteve në mobilje dhe antikvitete, në gjësende të ndryshme të drurit, e gjithashtu edhe në inventarin banesor dhe parket, kur insektet kanë sulmuar në masë më të vogël. Kur druri sulmohet në masë më të madhe ose është i infektuar nga këpurdhëzat kalbëse, përdorim Belocid.

Fentini është në disponim në formë të aerosolit, shpërndarja e tij është plotësisht e thjeshtë, sepse kanaqja është e shoqëruar me një pipetë spërkatëse. Preparati lëshohet në vrimat të cilat i kanë hapur krimbat e drurit, 2 deri 3 herë me pauzë disa ditëshe. Nëse vrima të tilla ka më shumë, orientohuni ashtu, që për 1 metër në katror duhet përdorur përafërsisht 3 deri 4 dcl preparat. Kur Fentini thahet, gjë që zgjat zakonisht 7 ditë, vrimat mbyllni me dyll.

Mënyra e përdorimit të Belocidit varet nga lloji i dëmtuesve. Nëse druri është sulmuar nga familja e kaprollzave, gjë që vërehet nga vrimat me diametër 8 – 10 mm, pjesët e dëmtuara shumë, duhet të priten, largohen dhe digjen. Me Belocid lyhen edhe pjesët tjera të cilat nga pamja nuk duken të jenë të dëmtuara. Në rastet kur druri është sulmuar nga insekte tjera, drurin zakonisht nuk është e mundur ta presim sepse kanalet e larvave janë të shpërndara në të gjithë prerjen e drurit. Në këtë rast drurin e lagim rrënjësisht me Belocid. Preparati përhapet me brushë, me zhytje ose me derdhje, 1 litër do të mjaftojë për 3 – 5 metra në katror dru. Kur Belocidi thahet, gjë që zakonisht zgjatë prej 3 deri në 6 ditë, druri duhet të mbrohet me lazurë apo ngjyrë mbuluese.

Në rast se në dru janë paraqitur këpurdha (shiqo fotografinë më poshtë), ju këshillojmë që të konsultoheni me ekspertët e Belinkës, sepse sanacioni është më i vështirë.

Si t‘i ngulfasim insektet e drurit?

Si t‘i ngulfasim kёpurdhat e kalbjes?

KONTAKTI

  • Belinka Belles, d.o.o.
    Zasavska cesta 95
    1231 Ljubljana - Črnuče, SLOVENIA
  • Telefoni: +386 (0)1 5886 299

Belinka Belles, d.o.o.
Ljubljana, Zasavska cesta 95
1231 Lubljanë - Črnuče
Slloveni
Telefoni: +386 1 5886 299
Telefaksi: +386 1 5886 303

Importues dhe distributor për Kosovë:
AGRO – COM
Gnjiljanska  b.b.
29000 FERIZAJ
tel.: +381 290 322 099
fax.: +381 290 21 354
 
BABIJA COMMECE
Dardanija 71
38210 KOSOVO POLJE
tel.: +381 38 535 059
fax.: +381 38 535 059
e-mail: babijacommerc@hotmail.com

KOSOVA KOMERC
Rr. Vashingtoni p.n.
60000 Gjilan
tel: +381 280 323 058
fax: +381 280 323 058
e-mail: kosovakomerc@yahoo.com

Responsible Care